Supë kremoze me brokoli sipas recetës së Jamie Oliverit

Ushqime

Supë kremoze me brokoli sipas recetës së Jamie Oliverit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Supë shumë e shijshme, veçantë dhe kremoze!

Kjo supë e shijshme do t’ju gjallërojë në këto ditë të ftohta

Përbërësit:

– 1 thelb hudhre;
– 2 kërcej selinoje;
– 400 gr brokoli;
– vaj ulliri;
– 1 litër ujë mishi pule;
– djathë rikota.

Përgatitja:

Qëroni dhe pritni imët hudhrën dhe priteni edhe selinon dhe brokolin.

Nxehni pak vaj në tigan dhe fërgoni hudhrën dhe selinon rreth dy deri tre minuta, pastaj shtoni brokolin dhe ujin e mishit.

Zieni edhe pesë deri dhjetë minuta.

Supën tundeni me mikser dhe qitni erëza.

Në fund, sipër thërrmoni djathin rikota.

Mund ta zbukuroni edhe me fletë mente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat