Gabimet që bëni gjatë përgaditjes të sallatës ruse

Ushqime

Gabimet që bëni gjatë përgaditjes të sallatës ruse

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Tani e dini recetën e duhur!

Sallata ruse është një pjatë e cila nuk mungon asnjëherë në tryezën e Vitit të Ri.

Edhe pse në dukje duket e thjeshtë për t’u përgatitur, edhe kjo recetë ka disa sekrete.

Herë perimet dalin aq të buta, thua se kemi përgatitur pure. Herë të tjera e teprojmë më kripën apo edhe me majonezën.

Nëse ju do të ndiqni me kujdes këto hapa, ju premtojmë që do të përgatisni sallatën ruse më të mirë.

Përzgjedhja e perimeve

Duke qenë se  natën e ndërrimit të viteve, pjatat që duhen përgatitur janë të shumta, shpesh herë zgjedhim perimet e frigoriferit.

Ky është edhe gabimi i parë.

Sallata ruse kërkon medoemos perime të freskëta të cilat duhet zierë me avull ose ujë.

Perimet e frigoriferit nuk kanë të njëjtën datë të ruajtjes së tyre, e disa ziejnë më shpejt ndërsa të tjera mbeten të forta.

Nëse ju zgjidhni perime të freskëta, atëherë shmangni këtë gabim thelbësor.

Zierja dhe prerja e perimeve

Pasi ju i keni përzgjedhur perimet, vjen përgatitja e tyre për sallatën.

Duke qenë se perimet e frigoriferit vijnë të prera gati, na ndodh që edhe kur i përgatisim me perime të freskëta i presim ato para se t’i ziejmë.

Epo diçka e tillë është e gabuar. Perimet mjafton t’i qëroni, dhe t’i zieni me avull për 5-6 minuta.

Hap shumë i rëndësishëm në përgatitjen e perimeve është pikërisht zhytja e tyre pas zierjes në ujë të ftohtë.

Ky proces ndalon zbutjen e tyre të mëtejshme dhe ruajtjen e formës.

Tani mund t’i prisni të qetë perimet, pasi nuk do të shtypen e të bëhen si brumë.

Kini kujdes që madhësia e perimeve të jetë sa një kokërr bizele.

Kështu gjithçka do të jetë e njëtrajtshme dhe perfekte.

Kripa, gjatë zierjes apo pas?

AgroWeb.org ju këshillon që perimet t’i zieni në ujë më kripë, kështu ato do ta përthithin direkt kripën.

Një veprim i tillë nuk ju lë të hidhni më shumë kripë seç duhet.

Vetëm kini kujdes që në një litër ujë të hidhni 1 lugë çaji me kripë, e që ujin ta ndërroni sa herë që ndërroni perimet.

Raporti mes majonezës dhe perimeve

Që të mos e teproni me majonezën e që sallata juaj të mos ketë shijen e perimeve duhet të ruani raportin mes tyre.

Për çdo 1 gotë me perime të grira t hidhni 2 lugë gjelle me majonezë. Diçka e tillë ju mundëson që të përgatisni sallatën më perfekte që do të provoni ndonjëherë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat