Ja pse nuk duhet ta lani kurrë pulën para se ta gatuani!

Ushqime

Ja pse nuk duhet ta lani kurrë pulën para se ta gatuani!

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Profesionistët e shëndetit dhe sigurisë ushqimore këshillojnë që asnjëherë nuk duhet ta lani mishin e pulës para se ta gatuani, pasi kjo praktikë mund të rrisë përhapjen e baktereve duke rritur kështu dhe shanset e helmimit tuaj.

Shumica e njerëzve pastrojnë pulat para se t’i gatuajnë, me mendimin se po i heqin mikrobet, por në fakt ndodh e kundërta sepse larja me ujë nuk bën asgjë për të luftuar bakteret.

Sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, uji i rrjedhshëm mund të përhapë baktere rreth lavamanëve, tavolinave, madje edhe veshjeve tuaja. Mënyra e vetme e sigurt për të eleminuar bakteret është gatimi i pulës në temperaturën e duhur. Temperatura minimale e pulës së gatuar duhet të jetë 165 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat