Këto ushqime janë të rekomanduar për bebin tuaj gjatë sezonit të ftoftë të dimërit

Ushqime

Këto ushqime janë të rekomanduar për bebin tuaj gjatë sezonit të ftoftë të dimërit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Ilustrim

Dimëri më në fund është këtu. Ky është sezoni me varietete të ndryshme ushqimore, perime jeshile dhe fruta shumëngjyrëshe.

Kur bëhet fjalë për të ushqyer bebet, çdo nënë është super e vetëdijshme për ushqimin dhe cilësinë e përbërësve, shkruan FirstCryParenting.

Bebet kanë nevojë për kujdes të veçantë gjatë stinës së dimërit dhe ka disa ushqime që do ta bëjnë fëmijën tuaj të lumtur dhe të shëndetshëm.

Hurma:

Hurmat janë të pasura me minerale. Ju mund të filloni t’i jepni hurma bebës tuaj pas muajit të gjashtë.

Jepu atyre në një sasi të moderuar (1 hurmë në ditë, fillimisht dhe pastaj duke e rritur atë në dy hurma në ditë).

Ushqeni fëmijës tuaj me sasi të vogël të hurmave, pasi ato mund të bllokohen në fytin e tij të vogël.

Hurmat janë të mira edhe për nivelet e hemoglobinës dhe do ta mbajnë fëmijën tuaj të ngrohtë. Ato gjithashtu ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të stomakut.

Veza:

Siç e dimë të gjithë, vezët janë super të ngarkuara me proteina. Ju mund të filloni të ushqeni fëmijën tuaj me vezët pasi të mbushë tetë muaj.

Ushqimi i vezëve dy ose tre herë në javë është i mjaftueshëm.

Peshk dhe pulë:

Sapo fëmija juaj të jetë një vjeç, ju mund ta ushqeni atë gjithashtu me peshk ose mish pule. Sigurohuni që të jetë gatuar siç duhet. Peshku dhe pula janë plot me proteina.

Peshku është shumë i butë dhe i lehtë për t’u ngrënë, kështu që fëmija padyshim që do ta dojë atë.

Supë:

Supa është gjithmonë një ide e mirë për të gjithë qoftë ajo me perime ose mish pule.

Mjalti:

Sapo fëmija juaj të jetë një vjeç, ju mund të futni mjaltë në dietën e tij. Jepini gjysmë luge çaji me mjaltë një ose dy herë në javë.

Do ta shpëtojë atë nga të ftohtit dhe do të mbajë larg nga çdo problemi me fyt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat