Si të mund të zëvendësoni me avokado, gjalpin dhe majonezën

Ushqime

Si të mund të zëvendësoni me avokado, gjalpin dhe majonezën

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Bëni një ndryshim në rutinën tuaj të ngrënies duke zëvendësuar përbërësit e njohur të vakteve si gjalpi dhe majoneza, me avokado.

Këto të fundit janë të pasura me lëndë ushqyese dhe yndyrna të shëndetshme dhe ka shumë mënyra për t’i përdorur në regjimin tuaj ushqimor.

Ju keni shumë mundësi eksperimentimi me avokadot, ato jo vetëm kanë një aromë të këndëshme por përzihen mirë me pothuajse çdo gjë.

Për të përftuar gjalpin e avokados mjafton ta shtypni atë me lugë ose mund ta vendsoni në mikser duke i shtuar pak qumësht.

Kur përdorni avokado në vend të gjalpit, kini parasysh të zëvendësoni 1 filxhan gjalpë me 1 filxhan pure avokadoje.

Ndërsa për një tjetër alternativë të shëndetshme merrni parasysh përdorimin e avokados në vend të majonezës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat