Ferrero Rocher të përgatitura në shtëpi, në pak minuta

Ushqime

Ferrero Rocher të përgatitura në shtëpi, në pak minuta

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:11
Ferrero Rocher

Ferrero Rocher janë ndër ëmbëlsirat më të preferuara dhe e dimë që askush nuk u thotë jo. Ku ka më mirë se t’i përgatisni vetë në shtëpi, duke kontrolluar çdo përbërës?! Recetën e ka ndarë me ne Veti në faqen e saj të Instagramit, @cucinadiveti, ku ka pafund receta po kaq të shijshme.

Përbërësit që ju duhen:

• 150 gr wafer me lajthi (të thërrmuara)

• 100 gr Nutella

• 150 gr lajthi në copëza

• 100 gr çokollatë të zezë ose me qumësht

• 15-20 lajthi të pjekura

Mënyra e përgatitjes:

Bashkohen dy përbërësit e parë. Me dorë marrim një pjesë të kësaj mase, e hapim dhe në qendër vendosim lajthinë. I japim formën e sferës dhe e rrotullojmë në grimcat e lajthive. Sferat e krijuara i vendosim në frigorifer dhe më tej i zhysim në çokollatë të shkrirë. I lëmë të thahen dhe ja ku janë, gati për t’u servirur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat