Ëmbëlsira të vogla: Bombica OREO

Ushqime

Ëmbëlsira të vogla: Bombica OREO

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Ky kombinim i përbërësve, do ju bëj te ndjeheni si në parajsë.

Përbërësit:

1 paketim biskota oreo
250 gr djath krem, të zbutur
350 gr qokollatë e bardhë e shkrirë

Përgatitja:

Vendosni biskotat oreo në një qese plastike, merreni një mjet të fortë dhe me të shtypni biskotat derisa të bëhen grimca të imta.

Në një enë të thellë kombinoni grimcat e biskotave oreo dhe djath kremin, ruani për më vonë rreth 50 gr biskota të grimcuara. Përzieni mirë dhe filloni të formësoni topa të vegjël. Pasi t’i keni renditur në një enë të rrafshët, futini që të ngrihen për rreth 30 minuta.

Topat e ngrirë futini në qokolatën e shkrirë dhe përmbi spërkatni me grimcat e biskotave të ruajtura më herët. Futini prap që të ngrihen për rreth 15 min.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat