Qofte të pjekura në oriz

Ushqime

Qofte të pjekura në oriz

Më: 24 janar 2021 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Edhe një mënyrë ndër qindra të tjera të përgatitjes së qofteve…

U vra se pa një prift dhe murgeshën indiane duke bërë seks – Tri dekada më vonë vendoset drejtësi

– 600 g mish të bluar;
– 3 qepë;
– 1 gotë ajkë të thartë;
– kripë;
– piper;
– 1 simite bajat;
– 0,5 dl qumësht;
– majdanoz;
– 2 thelpinj hudhre;
– vaj;
– 200 g oriz;
– rigon.

Përgatitja:

Simiten njomeni në qumësht.

Mishit shtoni 1 qepë të grirë imët dhe thelpinjtë e hudhrës, të fërguar në vaj, kripë, piper, majdanozin e kulluar dhe simiten e thërrmuar.

Të gjitha përzieni dhe formoni qoftet.

Në vaj fërgoni 2qepë. Në enën për pjekje qitni qepët e fërguara dhe 200 g oriz.

Masën fërgojeni, pastaj sipër saj radhisni qoftet, qitni sipër 2 dcl ujë dhe piqni në furrë 35 minuta në 200 gradë celsius.

Nxirreni nga furra dhe tundni 2 vezë dhe ajkën, qitni sipër qofteve, qitni rigonin dhe kthejeni në furrë edhe 15 minuta që të piqet.

Shërbejeni të ngrohtë me sallatë sezoni…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat