Petë misri me presh ; Drekë e shpejtë e shijshme dhe e shëndetshme

Ushqime

Petë misri me presh ; Drekë e shpejtë e shijshme dhe e shëndetshme

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Po ju si e quani këtë gatim ?? Sepse ka shumë emra sipas zonave dhe përbërësve.

Ky është varianti që Papare-s i pëlqen më shumë dhe ka përgatitur për ndjekësit e saj.

4 vezë
500 g kos
250 miell misri
2 presh
50 ml vaj ulliri
150 g djathë

Kaurdisim për disa minuta preshin e prerë në feta të holla me pak vaj ulliri në tigan. Shtojmë pak kripë dhe piper, pasi ul vëllimin e heqim nga nxehtësia.

Ndërkohë rrahim në një tas të thellë vezët me kosin, vajin. Shtojmë djathin e thërmuar, preshin e zbutur , miellin e misrit dhe në fund pak pluhur fryrës. E vendosim në tavë të lyer me vaj dhe e pjekim për 50 minuta me 180 gradë. E shijojmë me kos, dhallë ose kefir

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat