Sallatë shumëngjyrëshe me oriz; pjata që bashkon 10 shije

Ushqime

Sallatë shumëngjyrëshe me oriz; pjata që bashkon 10 shije

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

E freskët, verore kjo sallatë është ideale për të shoqëruar vaktet, por mund të jetë edhe një vakt i vetëm për ata që po mbajnë një regjim dietik. Shihni recetën:

Përbërësit:

300 g oriz

100 g proshutë

150 g djathë i butë

100 g ullinj të zinj

100 g kastraveca turshi

150 g domate të vogla

½ spec i kuq

½ qepë e kuqe

1 kuti Ton

Borzilok

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Ziejmë orizin në ujë me kripë, e kullojmë dhe e shpëlajmë me ujë të ftohtë. E vendosim në tas dhe shtojmë pasi kemi grimcuar imët qepën, specin, kastravecat . Presim në kubikë djathin dhe ndajmë në mes domatet dhe ullinjte, i shtojmë te orizi. Shtojmë tonin pasurojmë shijen me rukola, e marinojmë të gjithë sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri. E vendosim të ftohet në frigorifer dhe e shijojmë të freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat