Petulla të fshira 2 minuta

Ushqime

Petulla të fshira 2 minuta

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Përbërësit:

500 ml qumësht 4 vezë 300 g miell 2 hudhra 100 g gjalpë 200 g djathë Kripë Pak ujë

Në tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin, e rrahim përsëri dhe më pas shtojmë miellin. Formojmë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë pak, ndërkohë vendosim tigan të nxehet dhe e lyejmë me gjalpë. Hedhim brumë dhe e rrotullojmë tiganin të vishet i gjithi me brumë dhe i pjekim nga të dy anët. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi.

Grijmë hudhrat dhe i skuqim në tigan me gjalpë dhe shtojmë pak ujë. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petullat e pjekura, i lyejmë me gjalpin e aromatizuar me hudhër, shtojmë djathë të thërrmuar dhe vazhdojmë kështu deri në fund.

I vendosim në furrë të piqen për disa minuta derisa të kërcanisen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat