Fërgesë pikante me mish viçi

Ushqime

Fërgesë pikante me mish viçi

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 

300 g mish viçi, i prerë në kubikë
1 qepë mesatare, 1 thelb hudhër, 1 spec i kuq dhe 1 jeshil, 1 kërcell selino (10 cm), 2 domate mesatare, 3 lugë gjelle miell misri, 2 lugë gjelle gjizë, 80 ml vaj ulliri, 1/3 lugë kafeje kanellë, 1/3 lugë kafeje qimnon, kërri - karafil, spec i kuq djegës, arrëmyshk dhe kardamom.

PËRGATITJA:

 Në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri hedhim qepën e prerë në kubikë dhe e kaurdisim. Pasi të tretet, shtojmë specat e prerë në kubikë, selinonë dhe pak hudhër (sipas dëshirës). Pasi përbërësit të skuqen, shtojmë domatet e prera në kubikë dhe kur këto të jenë tretur disi, shtojmë pak buljon perimesh, ose lëng mishi, dhe i ziemë për gati 15-20 minuta. Në një tigan tjetër me vaj hedhim mishin, të prerë në kubikë, dhe pak rozmarinë, dhe i kaurdisim. Pasi të skuqet paksa, shtojmë miellin e misrit, derisa të zverdhet, buljon të nxehtë dhe e trazojmë me lugë druri, që të mos krijohen kokrriza. I lëmë të ziejnë për thuajse 20 minuta dhe, nëse masa trashet, shtojmë sërish buljon. Pas kësaj kohe, përbërësit e të dy tiganëve i bashkojmë në një tenxhere dhe i lëmë të ziejnë edhe 10 minuta. E heqim nga zjarri dhe i shtojmë 2 lugë gjizë dhe erëzat e përziera. E vendosim sërish tenxheren në zjarr për rreth 5-6 minuta dhe në fund e shërbejmë të nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat