Jeni me diabet? Zbuloni ushqimet që s’duhet t’i fusni në gojë

Ushqime

Jeni me diabet? Zbuloni ushqimet që s’duhet t’i fusni në gojë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Sipas Gerald Bernstein, drejtor i Institutit të Diabetit në qendrën mjekësore të Nju Jorkut, pacientët e prekur nga diabeti duhet të shmangin patjetër ushqimet e ëmbla. Ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer janë të rrezikshme për diabetikët sepse trupi i përthith këto sheqerna menjëherë. Por të gjitha llojet e karbohidrateve duhet të vëzhgohen, dhe sidomos ushqimet me shumë yndyrë. Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë rrezik më të madh të preken nga sëmundjet e zemrës.

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa ushqime/produkte që duhet t’i shmangni patjetër nëse vuani nga diabeti:

Sheqeri: në çdo lloj forme nuk duhet të konsumohet nga personat që vuajnë nga diabeti.

Bananet, pjepri, shalqini: Të gjithë frutat e freskëta të pasura me vitamina e fibër, janë të shëndetshme për shumicën e njerëzve. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ata që vuajnë nga diabeti, sepse disa fruta përmbajnë më shumë sheqer. Bananet, pjeprat apo dhe fruta të tjera si pjeshka e nektarina kanë sasi të larta sheqeri.

Ëmbëlsirat e mëngjesit: Shmangni petullat apo ëmbëlsirat e pjekura nëse doni që të mbani nivelit e sheqerit në gjak nën kontroll. Ato bëhen nga miell i bardhë i përpunuar dhe përmbajnë shumë yndyrë e karbohidrate.

Orizi i bardhë: Sa më shumë oriz të bardhë të hani aq më shumë keni rrezik të vuani nga diabeti i tipit 2. Në një studim të më shumë se 350 mijë njerëzve, ata që konsumonin më shumë oriz të bardhë kishin 11% më shumë gjasa të vuanin nga diabeti i tipit 2. Çdo ushqim i skuqur, i përpunuar apo i bërë me miell duhet të shmanget.

Kafet e gatshme në kanace: Kafet e përziera të cilat bëhen me sheqerna, kremra apo shtojca të tjera mund të përmbajnë më shumë kalori dhe yndyrë, duke i bërë ato një zgjedhje jo të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Pure frutash: Pureja e frutave në dukje është një diçka freskuese e shëndetshme, por për diabetikët është një katastrofë. Një gotë e madhe me pure frutash përmban më shumë se 510 kalori dhe 92 gram karbohidrate. Ato janë një burim i tmerrshëm sheqernash.

Lëngu frutash: Një gotë me lëng portokalli për mëngjes, përmban gjithashtu shumë kalori të cilat nuk janë të shëndetshme për personat që vuajnë nga diabeti.

Çokollatat energjike: Çokollatat energjike që përdoren për sportistët janë të nevojshme herë pas here, por duhet të lexoni etiketat e tyre. Ato mund të duken si një zgjedhje e shpejtë e shëndetshme, por shumë prej tyre përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe karbohidratesh.

Patatet e skuqura : Një ekspert ushqimesh i quan patatet e skuqura, si sfungjere të vogla karbohidratesh të mbushura me yndyrë. Në 25 gram yndyrë, ndodhen 500 gram kalori dhe 63 gram karbohidrate. Shoqata Amerikane e Diabetikëve thekson se ushqime si patatet, misri apo bizelet janë një burim i pasur vitaminash, mineralesh dhe fibrash, por duhen shmangur ato që janë të pasura me yndyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat