Receta e Cekës: Fileta pule të mbushura me spinaq

Ushqime

Receta e Cekës: Fileta pule të mbushura me spinaq

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

4 copa mish të bardhë pule, 200 gr spinaq, 4 lugë djathë të thërmuar, 1 lugë ajkë ose mazë, 1 lugë mustardë, 1 thelb hudhre, 1 lugë lëng limoni, 1 lugë vaj, 2 lugë gjalpë, kripë, vegetë, piper.


Priten filetat me kujdes, sa të fitohet nga një xhep për mbushje dhe kriposet brendia me vegetë. Vendosen në enë porcelani, u hidhen vaj, mustardë, hudhër e shtypur, majdanoz i grirë hollë, lëng limoni , piper dhe mbulohet ena. Ndërkohë, bëhet përgatitja për mbushje. Spinaqi lahet, grihet hollë , zihet 2-3 minuta në lëngun të cilin e lëshon gjatë zierjes dhe, posa të ftohet pak, i shtohen djathë i grimcuar, ajkë, kripë, piper, përzihen mirë dhe me këtë masë të përgatitur bëhet mbushja e mishit. Pasi të mbyllen me rrëmojësa dhëmbësh, kriporen , fërgohen në yndyrë me zjarr të fuqishëm nga të dyja anët, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.

Nëse është mishi më i fortë, shtohen 2 dcl ujë ose verë të bardhë dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Servohen me pure spinaqi ose perime të ziera e të kaluara në yndyrë dhe me sallatë stine. Pure spinaqi: 1/2 kg spinaq i pastruar dhe i grirë hollë, vlohet në lëngun e vet 5 minuta. Në enë tjetër me 50 gr gjalpë, fërgohet një lugë miell, por që të mos skuqet. I shtohen dy thelpinj hudhre, përvëlohet me supë ose ujë, përzihet me spinaq të vluar, i shtohen një lugë ajkë, kripë, piper dhe shërbehet me çdo lloj mishi ose me vezë në sy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat