Kruasan i skuqur me kumbulla të thata

Ushqime

Kruasan i skuqur me kumbulla të thata

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Për fëmijët tuaj, ja një recetë e ëmbël për t’u bërë për Krishtlindje, kurasan i skuqur me kumbulla të thata, për lumturinë e të vegjëlve të shtëpisë, por të jemi të sinqertë, edhe për të rriturit! Kjo përgatitje është shumë e veçantë: kur keni përgatitur brumin e kruasanit dhe ta keni lënë të fryhet, vazhdohet me një skuqje të shpejtë në vaj të bollshëm kikiriku. Këto petulla të ëmbla janë vërtet shumë të shijshme dhe të përsosura për t’u ofruar nëpër festat e mbasditeve për të vegjlit tuaj bashkë me shokët e tyre.

Përbërësit për 6 kruasan :
Për brumin:

250 gr miell 00
2 lugë kafe sheqer
gjysmë kubi maja e freskët
40 gr gjalpë i shkrirë
vaj kikiriku për skuqje
1 vezë
kripë
180ml qumësht
sheqer pluhur

Për mbushjen :

70 gr kumbulla të thata pa bërthamë
6 lugë ujë
dy tre lugë mjaltë

Përgatitja:

Vëri kumbullat me 5 lugë ujë në një tenxhere të vogël dhe zieji derisa të vlojnë për 5 minuta e pastaj lërini të ftohen.
Griji kumbullat me mikser duke shtuar pak  mjaltë derisa të lidhen. Shkri majanë me pak qumësht të vakët dhe lëre të pushojë për 10 minuta.
Rrihni vezët me rrahëse bashkë me sheqerin, gjalpin , qumështin e mbetur dhe kripë.
Shtoje këtë përzierje me miellin e kaluar në sitë, fut brenda edhe majanë e shkrirë në qumësht dhe punoni mirë brumin me duar.
Vendose brumin në një pjatë të pudrosur me miell dhe punoje akoma për 10 minuta.
Kur brumi të jetë fare i pastër, lëre të pushojë në një tas të lyer me vaj, për 2 orë.
Ndaje brumin në 6 porcione. Shtro çdo porcion në një rreth me diametër 10 cm.
Hidh pak kumbulla në qendër dhe mbylle kruasanin në formë gjysmëhëne duke shtypur mirë anët që të mos dalë mbushja.
Mbuloje me një picetë të njomë e lëre të fryhet për akoma 15 min. Ndërkohë ngroh vajin e kikirikut në një tigan të ngushtë e të thellë. Skuq kruasanët për 3 minuta nga të dyja anët, kulloji ne kartë thithëse e shërbeji menjëherë, duke i pudrosur me sheqer pluhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat