Bakllava turke me peta të gatshme

Ushqime

Bakllava turke me peta të gatshme

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Bakllavaja është pa diskutim simboli i festave të fundvitit, por gjërat kanë ndryshuar dhe jo të gjithë kanë mundësi dhe kohë të tëhollin. Për këtë arsye ju propozojmë këtë recetë: bakllava me petë të gatshme.

Përbërësit: 1 pako me petë për bakllava afërsisht 500g, nëtemperaturë ambienti (mjaftojnë 13/15 petë) ● 300g arra të qëruara dhe të ndara në thërrime të mëdha ● 200g gjalpë i tretur. Për kremin ju nevojiten 2 vezë ● 280g sheqer ● 100g gjalpë i tretur ● 300ml pana ● 1 bustinë sodë për torta të ëmbla, kurse shërbetin duhet ta përgatisni me  400 ml ujë ● 450 g sheqer ● 1 lugë lëng limoni.

Përgatitja: Përgatisim sherbetin duke përzier në një tenxhere sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit. E lëmë të ziejë me flakë të mesme për 15 minuta pasi të ketë marrë valë. E lëmë mënjanë të ftohet. Lyejmë tavën me gjalpë. Hapim petën e parë në tavolinë, palosim për 3 cm petën në anën më të
shkurtër të saj, vëmë pak arra dhe e palosim petën sipër, vazhdojmë kështu duke e mbushur dhe duke e palosur për gjithë gjatësinë e petës, e vendosim në tavë dhe kështu vazhdojmë dhe me petët e tjera deri sa të mbushet tava. I spërkasim sipër me gjalpë. 

Tava do të piqet me dy faza E pjekim në furrën e ngrohur më parë me 180°C për 15 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër. Gjatë kësaj kohe përgatisim kremin që do t’i hedhim sipër duke përzier me rrahësin e vezëve me dorë: vezët me sheqerin, panën, gjalpin dhe sodën të cilën e shtojmë me sitë. Pasi të kenë kaluar 15 minuta që e kemi vënë tavën në furrë, e nxjerrim nga furra, i hedhim kremin e përgatitur sipër dhe e vëmë të piqet edhe 15/20 minuta të tjera ose derisa të shohim që kremi është mpiksur.

Pasi ta kemi nxjerrë nga furra e lëmë të ftohet për 10 minuta dhe më pas i hedhim sherbetin e ftohtë që kishim lënë mënjanë. E lëmë të thithë sherbetin të paktën për 3-4 orë. Është më e mirë të nesërmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat