Për një të diel të bukur: Torta me çokollatë dhe biskota

Ushqime

Për një të diel të bukur: Torta me çokollatë dhe biskota

Më: 14 mars 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Nëse doni që të kaloni një të diel të bukur, atëherë një tortë do të shtojë hijeshinë e kësaj dite.

Torta me çokollatë dhe biskota është receta që portal arbresh.info sugjeron ta gatuani, pasi është e shpejtë dhe e lehtë.

Përbërësit:

120gr pudding me aromë çokollate
5-8 lugë sheqer
10gr sheqer vanilje
750ml qumësht
rreth 200 ml qumësht për biskota
210gr biskota
100 gr çokollatë
100gr gjalpë
60gr krem pana
80ml qumësht

Përgatitja:

Vendosen sheqerin në qumsht dhe sheqer vaniljen dhe lëreni të ziejë. Përziejeni budingun me 250 ml qumësht që të mos ketë gunga dhe shtojeni qumështit të nxehur. Përgatitni pudingun. Shtoni 100 g çokollatë në të, përziejeni mirë dhe lëreni mbushjen të ftohet. Gjatë asaj kohe, përgatisni kremin. Pastaj shtoni gjalpin në mbushjen e ftohur, tundni me një mikser dhe shtoni ngadalë kremin e rrahur, lugë pas lugë, duke e përzier me një mikser gjatë gjithë kohës. Ndajeni pak nga mbushja e marrë për zbukurim.

Enën ku do të vendosni tortën mbulojeni me lëtër gatimi dhe zhutni biskotat në qumësht dhe renditni sipas dëshirës. Pasi të keni mbaruar një rresht me biskota, shtoni fillin dhe më pas sërish biskota.

Mbulojeni me fletë metalike dhe lëreni të ftohet brenda natës. Të nesërmen, mund ta dekoroni sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat