Çorbë me thjerrëza

Ushqime

Çorbë me thjerrëza

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1/2 kg thjerrëza, 1 kokë qepë, 1 kokë hudhër, 250 gr mish të tharë, 1 lugë gjalpë, 1 lugë miell, pak specall, kripë. Thjerrëza lahet dhe ulet në ujë të ftohtë 7-8 orë para zierjes.

Pas kësaj kohe, derdhet uji, hidhet ujë i pastër, futet qepa e pastruar dhe hudhra në të. Zihet rreth 2 orë.

Veçant zihet mishi i tharë. Pasi të jetë zier, thjerrëza mund të kalohet në sitë, ose bluhet me blender elektrik. Në enë për çorbë, bëhet fërgesa nga yndyra, mielli dhe specalli, hidhet thjerrëza e shtypur, përzihet dhe hidhet uji në të cilin është zier mishi i tharë.

Mishi pritet në copa të vogla dhe vihet në çorbë. Zihet edhe 10 minuta dhe nëse është e nevojshme kriposet. Çorba mund të thartohet me pak uthull, ose pak para përfundimit të zierjes shtohet pak salcë domatesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat