Gjoks pule me salcë senape

Ushqime

Gjoks pule me salcë senape

Më: 15 mars 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Përbërësit për 4 persona:

8 feta gjoks pule të holla
● 1-2 lugë salcë senape
● 100g djathë Grana Padano i grirë
● 150-200ml pana ose qumësht ● vaj ulliri, gjethe sherbele, majdanoz i grirë
● 2 thelpinj hudhër
● 1/2 lëng limoni
● kripë, piper sipas nevojës

Përgatitja: 

Fetat e mishit i rrahim me rrahësen e mishit për t’i bërë
sa më të holla duke i mbuluar më parë me letër plastike për kuzhinë. Te çdo fetë mishi vëmë afërsisht 2 lugë djathë të grirë, pak gjethe sherbele të grirë ose majdanoz nëse nuk preferoni sherbelën. I mbledhim si role dhe i fiksojmë me një kruajtëse dhëmbësh. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqim roletë e mishit nga të gjitha anët. Tani i spërkasim me pak kripë dhe lëng limoni. 4Shtojmë në tigan senapen, panën dhe i lëmë në flakë të ulët për 10 minuta afërsisht, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet. Nëse salca trashet shumë, e hollojmë me pak pana ose qumësht tjetër. 5I shërbejmë roletë së bashku me salcën duke përfunduar pjatat me pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat