Supë e shijshme me spinaq dhe krem të athët

Ushqime

Supë e shijshme me spinaq dhe krem të athët

Më: 17 mars 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Edhe pse gjatë ditë temperaturat janë aq të larta sa t'ju krijohet përshtypja se vera nuk ka përfunduar akoma, gjatë mbrëmjes ndihet paksa aroma e vjeshtës, e cila nuk ka kuptim pa një pjatë të ngrohtë supë. Sot kemi përgatitur supë me spinaq. Bëhet për 5 minuta dhe hahet sa hap e mbyll sytë.

PËRBËRËSIT

1presh
3 patate
500 g spinaq
Kripë
Vaj ulliri/gjalpë
Bukë e thekur
Krem i athët

PËRGATITJA: 

Në tenxhere kaurdisim pêr disa minuta preshin e copëtuar dhe patatet të prera në forma të çrregullta, shtojmë ujë ose lëng mishi dhe e ziejmë me temperaturë mesatare derisa të zbuten. Shtojmë spinaqin e ziejmë edhe disa minuta, e bluajmë në blender. E rregullojmë me kripë dhe piper si dhe e shërbejmë me bukë të thekur dhe krem të athët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat