Fokaçe në tigan për 5 minuta

Ushqime

Fokaçe në tigan për 5 minuta

Më: 18 mars 2021 Në ora: 13:47
Foto Ilustrim

Përbërësit për 12-13 fokaçe
200 gr miell
1 lugë vaj ulliri
1 lugë kafeje kripë
8 gr sodë për torta të kripura
70/80 ml ujë
100 gr gjizë

Përgatitja:
1. Në një tas të madh hedhim miellin dhe sodën me sitë, shtojmë gjizën, kripën dhe vajin. Shtojmë ujin pjesë-pjesë dhe ndërkohë punojmë me dorë derisa të kemi një brumë të butë por që nuk ngjit. Mjaftojnë 2-3 minuta. Hapim me petës dhe pak miell një petë të hollë 3-4 mm dhe e presim me forma sipas dëshirës (me një gotë)
2. Vëmë në zjarr një tigan të sheshtë që nuk ngjit, pa vaj, dhe kur të jetë ngrohur mirë,vëmë fokaçet. I kthejmë nga ana tjetër për t’I pjekur nga të dyja anët dhe I shërbejmë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat