Recetë: Ëmbëlsirë e shpejt me lajthi

Ushqime

Recetë: Ëmbëlsirë e shpejt me lajthi

Më: 20 mars 2021 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Për ju që i adhuron ëmbëlsirat, e sidomos ato të shpejtat, më poshtë e keni recetë të thjeshtë me lajthi dhe çokollatë.

Përbërësit e nevojshëm:

7 të bardha vezësh

7 lugë sheqer

7 lugë miell

100 gram çokollatë gatimi

150 gram lajthi

1 filxhan vaj

1 pluhur pjekje

Për fillin:

7 të verdha të vezëve

100 g çokollatë gatimi

3 lugë sheqer

125 g gjalpë

Për zbukurimin:

50 g lajthi të bluara

Mënyra e përgatitjes:

Çokollatën e grijmë trashë. Piqini lajthitë në furrë, më pas qëroni ato dhe preni në copa më të mëdha.

Rrihni të bardhat e vezëve për të bërë të fortë, pastaj shtoni ngadalë sheqerin, miellin, lajthitë e bluara, çokollatën dhe pluhurin pjekës, duke i përzier vazhdimisht me një shpatull ose mikser me shpejtësinë më të ulët.

Lyejmë tavën me gjalpë, spërkasim me miell dhe hedhim masën e përgatitur.

Ngroheni furrën në 200 gradë dhe kur vendosni tortën të piqet, ulni në 150 gradë dhe piqni për 20 minuta.

Ndërkohë, avulloni mbushjen duke rrahur të verdhat e vezëve me sheqerin, shtoni çokollatën e shtypur dhe gjalpin, dhe më pas gatuajeni për rreth pesë minuta, duke e trazuar vazhdimisht me një lugë druri.

Lëreni tortën në tepsi të ftohet, dhe më pas shpërndani mbushjen në mënyrë të barabartë.

Kur të ftohet, priteni në kube dhe renditeni në një pjatë të rrafsh, dhe spërkateni me lajthi të bluara si dekor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat