Një nga recetat më të thjeshta të bukës së Pashkës

Ushqime

Një nga recetat më të thjeshta të bukës së Pashkës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Tradita e festës së Pashkëve kërkon edhe bukën e ëmbël,që nënat dhe amvisat e gatuajnë me shumë dashuri një natë para. Le të shohim një variant të thjeshtë të përatitjes së saj:

Përbërësit:

360 gr miell 00 ose miell manitoba

140 ml qumësht

60 gr sheqer

1 bustinë maja

2 të verdha vezësh

80 gr gjalpë

1 lugë kafeje kripë

Pak sheqer vanilje dhe lëkurë limoni

1 vezë e plotë

Pak qumësht për lyerjen e sipërfaqes

Granela (kokrriza sheqeri) për dekor

Përgatitja:

Bashkoni miellin me majanë dhe kripën në një enë të madhe. Rrihni  të verdhat e vezëve me sheqerin, shtoni pak nga pak qumështin, vaniljen, lëkurën e limonit. Masën e lëngshme shtojeni tek ena me miell dhe përziejini. Shtoni edhe copëzat e gjalpit në temperaturën e ambientit dhe vazhdoni punimin e brumit derisa të krijohet një masë që shkëputet nga muret e enës. Lëreni brumin të vijë për 15 minuta.

Më pas merreni brumin, punojeni përsëri dhe ndajeni në dy pjesë. Jepni formën e dëshiruar (gërshet, lepurush, kurorë). Më pas lëreni të vijë edhe 60 minuta të tjera në furrën e sobës. Përzieni vezën e lënë mënjanë me qumësht. Me këtë masë lyeni sipërfaqen e bukës, vendosni edhe kokrrat e sheqerit dhe vendoseni të piqet në furrë të ngrohur në 195 gradë për 25 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat