Debati i ashpër për çajin matcha, nutricistja sqaron: Gjendet lehtësisht në...

Ushqime

Debati i ashpër për çajin matcha, nutricistja sqaron: Gjendet lehtësisht në...

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:29
Ilustrim

Një debat i ashpër mes Arjan Konomit dhe Kristianit ndodhi pak ditë më parë në “Për’puthen”, pasi Sara përmendi “cajin që tërbon djemtë” në takimin me Erlindin.

Arjani hodhi akuza të rënda se Kristiani u jep konkurrentëve drogë, ndërsa Kristiani u vetëmbrojt duke thënë se është çaj.

Sot ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” nutricionistja, Diola Dosti, e cila tha se Matcha është çaj që gjendet lehtësisht në treg dhe nuk është ilegal.

“Mua më bëri përshtypje që djali që tha e kam vetëm unë çajin. Është një çaj që gjendet lehtësisht ne treg. Nuk është ilegal”, tha ajo, e cila shtoi se është një çaj jeshil me origjinë japoneze, që njerëzit e përdorin para meditimit.

Ajo zbuloi se ky çaj përmban kafeinë, 280 miligram në 100 ml, që është shumë e lartë.

“Niveli i antioksidantëve është 137 herë më i lartë se një çaj i thjeshtë jeshil. Këta antioksidantë bëjnë përçimin e trurit në valët alfa, që futin trurin në gjendje meditative. E rrit performancën", tha ajo.

Dosti u shpreh se nëse përdoret në doza më të mëdha që është rekomanduar, të jep halucinacione. “Nëse përdoret më shumë seç duhet, shoqërohet me dhimbje koke, marrje mendje, hiperaktiv dhe zemra rreh më shpejt”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat