Gjevrekë

Ushqime

Gjevrekë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:
1 gotë qumësht ose kos, kripë, miell, 1/2 lugë maja, 2 vezë, 100 gr susam.

Maja e ardhur ulet në pak qumësht ose ujë të vakët me pak miell dhe sheqer. Në masën e qumështit ose kosit hidhen kripë, maja e ardhur dhe aq miell, sa të zihet një brum i butë. Brumi ngjeshet mirë, pastaj mbulohet që të vijë një orë. Brumi i ardhur ndahet në toptha.

Topthat shpohen në mes duke e hapur dhe rritur rrethin me duar. Gjevrekët futen në vezë të tundura, pastaj në susam. Rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë.

Futen në furrë, kyqet furra në 200 gradë C dhe piqen gjersa të skuqen pak. Me të njëjtin brum, mund të gatuhen shkopinjë, të cilët kalohen në vezë të tundura pastaj në susam. Piqen sikurse gjevrekët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat