Ndiheni pa energji? Këto janë ushqimet që luftojnë “lodhjen pranverore”

Ushqime

Ndiheni pa energji? Këto janë ushqimet që luftojnë “lodhjen pranverore”

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Hiqni dorë nga zakonet e këqija të ushqyerjes si mënjanimi i vakteve, ushqimet fast food dhe shtojini shportës pranverore ushqimet e mëposhtme.

Edhe pse pranvera është stina ku natyra rizgjohet dhe gjithçka fillon të lëviz me një ritëm më të shpejtë, të gjithëve ju ndodh të ndiheni të lodhur e paksa të pezmatuar gjatë kësaj kohe.

Mungesa e përqëndrimit, lodhja e vazhdueshme, mpirja e gjymtyrëve dhe dëshira për të mos u çuar nga shtrati janë disa prej simptomave të asaj që njihet ndryshe si lodhja pranverore.

Mos u shqetësoni pasi kjo gjendje është e përkohshme dhe mund të luftohet me një ushqyerje të balancuar, të pasur me fibra dhe vitamina.

Hiqni dorë nga zakonet e këqija të ushqyerjes si mënjanimi i vakteve, ushqimet fast food dhe shtojini shportës pranverore ushqimet e mëposhtme :

Drithërat integrale sigurojnë një gjendje të mirë në stomak, për shkak se janë të pasura me fibra dhe gjithmonë krijojnë ndjesinë e ngopjes.
Perimet më të mira janë ato të stinës nuk duhet të mungojnë kurrsesi në tryezë, si psh bishtajoret të cilat falë proteinave që përmbajnë ju japin shumë energji.

Shpargu ka efekt detoksikues dhe ju ndihmon të ndiheni sa më lehtë gjatë gjithë ditës. Karakteristikë e kësaj bime është aftësia e tij hidratuese. Sa më shumë shparguj, aq më pak nevojë për ujë do të keni.

Farat chia jo vetëm që mund të përdoren me gjithçka, por janë edhe të pasura në vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibër, kalcium dhe magnez, që është shumë i rëndësishëm për furnizimin me energji të trupit tënd. Plus, fibra tdhe karbohidratet e ngadalta që gjenden te farat chia të japin energji që zgjat gjithë ditën. Përziej një lugë çaji në smoothie-n e mëngjesit ose përdorinu me kos.

Një racion spinaq ka përbërësin kryesor që kontribuon në rritjen e nivelit të energjisë: hekurin. Hekuri është kyç për prodhimin e adenozinë-trifosfatit, burim energjisë për trupin tuaj.

Një grusht fara kungulli është gjithçka që ju duhet për një dozë të mirë hekuri dhe magnezi. Magnezi aktivizon enzimat tretëse, të cilat e shpërbëjnë ushqimin që trupi përdor si energji. Një grusht fara kungulli përmban 74 miligram magnez, gati 19 për qind të vlerës që rekomandohet të merret çdo ditë, dhe pesë gramë proteinë, gati 10% të vlerës së rekomanduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat