Byrekë tigani me spinaq dhe qepë të njoma

Ushqime

Byrekë tigani me spinaq dhe qepë të njoma

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Përbërësit për brumin: 500 g miell, 350 ml ujë i vakët dhe kripë.

Përgatisim brumin siç e bëjmë gjithmonë dhe e lëmë të qëndrojë 7-8 minuta. Më pas e ndajmë në kuleçë dhe fillojmë i hapim një nga një sa pëllëmba e dorës.

Lyejmë me vaj pjesën e sipërme. Me këto masa dalin afërsisht 14-16 kuleçë. Mbushjen mund ta bëni me çfarë të doni: gjizë, qepë me mish, spinaq. Receta është me qepë të njoma, spinaq dhe pak oriz.

Në fillim kaurdiset qepa me vaj ulliri, shtohet orizi dhe më pas spinaqi. Në fund i hedhim pak kripë, gjalp dhe erëza sipas dëshirës. Petët i marrim 2 nga 2 të vogla dhe i hapim me dorë, hedhim në mes masën dhe i mbledhim. I skuqim në tigan me shumë pak vaj dhe zjarr mesatar. Nëse hidhni më shumë vaj se sa duhet, thitheni me pecetë. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat