Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi

Ushqime

Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:56
Ilustrim

Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka marrë famë për aftësinë që ka në të luftuarit e të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.

Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë. Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë. Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për suplementë, këshillohet që si fillim të konsultoheni me një mjek. Më poshtë, një listë me lëngje të plota frutash dhe perimesh të pasura me vitaminë C.

Portokalle dhe kunguj të njomë

Përbërësit

1 kungull të njomë ose kungulleshkë
1 portokall
Lëngu i një gjysëm limoni të shtrydhur
1 lugë gjelle me fara lini
1 filxhan me kuba akulli

Kur vjen puna tek lëngjet e plota, kungulli i njomë futet në listën e artikujve të anashkaluar. Por niveli i lartë i kaliumit dhe vitaminës B6 e bën kungullin të domosdoshëm për këto lëngje. Vitamina B6 ndihmon në trajtimin e disa çrregullimeve psikologjike dhe fizike, duke nisur që nga sëmundjet e zemrës, depresioni, gurët në veshka dhe humbja e kujtesës.

Portokalle, Spinaq dhe Luleshtrydhe

Përbërësit

42 gramë spinaq
1 portokalle e qëruar
Gjysëm filxhani me luleshtrydhe
Gjysëm lugë çaji me kanellë
1 filxhan me qumësht me pak yndyrë
1 filxhan me kuba akulli

Ky lëng është i pasur me fibër dhe plot shije. Portokalli dhe luleshtrydhet të sjellin pranverën ndërkohë që spinaqi shumë i pasur me hekur i dhuron energji të menjëhershme organizmit. Kanella i jep një dimension shtesë çdo lëngu dhe së bashku me qumështin e bën lëngun kremoz sipas preferencës.

Portokalle, Panxhar dhe Karrotë

Përbërësit

140 gramë karrota të prera
1 kokërr panxhar
1 portokall i qëruar
1 gotë ujë
1 filxhan me kuba akulli

Ky lëng është i pasur me fibër dietike. Panxhari është një burim i mirë i fibrës dhe kaliumit, një mineral thelbësor për muskujt, ekuilibrat e lëngjeve dhe tensionit të gjakut. Karrotat janë ndër perimet më të ushqyeshme që ofrojnë shumë minerale dhe një sasi të konsiderushme të vitaminës A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat