Tiramisù në gotë me gjalpë stikash

Ushqime

Tiramisù në gotë me gjalpë stikash

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Kjo është nga ato nepse që kur i shikon nuk të zë shpirti rehat, pa e provuar.

PËRBËRËSIT: 

300 g mascarpone, 100 g gjalpë fëstëku (stikash), 100 g sheqer, 100 g biskota Savoiardi dhe kafe.

PËRGATITJA

Nisni punën me kafen dhe lëreni të ftohet plotësisht. Rrihni mascarponen me sheqerin edhe gjalpin e fëstëkut derisa të bëhet një masë. Zhysni biskotat në kafe dhe filloni kompozimin sipas dëshirës, pak krem, biskota dhe krem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat