Petulla të mbushura me djathë

Ushqime

Petulla të mbushura me djathë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Përbërësit: 

500 g miell, 450 ml ujë, 1 lugë e vogël kripë, 5 g maja e thatë, 1 spec i kuq, 100 g djathë kaçkavall i butë pa kripë dhe 4 kremviçe.

Përgatitja:

 Filloni punën me brumin: në tas shtoni miellin, majanë, kripën edhe ujin. Formoni brumin e petullave edhe e mbuloni me kapak derisa të dyfishojë masën. Prisni në copa të vogla specin, djathin edhe kremviçet. I shtoni në tas edhe i përzieni mirë që të vishen nga brumi. Vendosni tiganin me vaj edhe me ndihmën e një luge çaji, të lagur më parë me ujë i hidhni në vaj të nxehtë. I skuqni mirë nga të gjitha anët, i shijoni pasi ti keni vendosur në pjatë me letër kuzhine që të thithin vajin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat