Si t’i përgatisni petullat e shijshme të Instagramit

Ushqime

Si t’i përgatisni petullat e shijshme të Instagramit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:29
Ilustrim

Të gjithë i duam gjërat e shijshme, por edhe më shumë ato që gjithashtu duken këndshëm dhe na zbukurojnë Instagramin. Tani petullat e famshme që shihni në profilet e kuruara të Instagramit, mund t’i bëni vetë në shtëpi fare thjesht, me recetën e Mirela Andonit. Veçse mund t’i shijoni, mund të shkrepni edhe një foto të bukur për ta postuar.

Përbërësit që ju duhen:

• 7 gr maja birre pluhur
• 220 gr qumësht
• 80 gr pure patatesh e gatshme
• lëkurë limoni
• 80 gr sheqer
• 3 vezë
• pak kripë
• vanilje pluhur
• 500 gr miell 00
• 80 gr gjalpë i butë
• vaj për skuqje
• sheqer për t’i lyer lart, çokokrem edhe krem fëstëku

Mënyra e përgatitjes:

Tretim majanë në qumësht, shtojmë sheqerin, vaniljen, kripën dhe lëkurën e limonit. Masës së lëngshme i shtojmë purenë e patateve dhe e përziejmë mirë, shtojmë miellin dhe gjalpin. E punojmë brumin dhe e lëmë të pushojë derisa të trefishojë masën.

E hapim petë me trashësi 1 cm edhe e presim me forma. I vendosim në letra kuzhine edhe i mbulojmë me një pecetë për 30 minuta.

I skuqim në vaj të nxehtë me temperaturë mesatare. Sapo t’i hidhni në vaj i hiqni letrën edhe ruajini letrat për herë tjetër. I kaloni në sheqer ose i mbushni me çokokrem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat