Rizoto me kërpudha dhe shafran

Ushqime

Rizoto me kërpudha dhe shafran

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Në ndryshim nga rizotoja klasike, receta e mëposhtme ka më pak përbërës, kërkon më pak kohë për t’u përgatitur dhe është një pjatë shumë e shëndetshme dhe e shijshme.

Përbërësit për 4 persona:

350g oriz, 1 qepë e vogël, 1 gotë verë e bardhë, 250g salsiçe të freskëta, 30g kërpudha porçini të thata, 50g gjalpë, 50g djathë Parmigiano, lëng zarzavatesh i valuar, 1 bustinë shafran dhe majdanoz i freskët.

Përgatitja:

Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime. Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30gr gjalpë. Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre. Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Kur mungon pak kohë që orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë. Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin Parmigiano. E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat