Bretkosa të skuqura

Ushqime

Bretkosa të skuqura

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

E di që jo çdokush mund t'i pëlqejë, por nëse i gatuani në këtë mënyrë jam e sigurtë që do t'i provoni.

Përbërësit:

 1 kg këmbë bretkosash, 2 vezë, 100 g miell, 100 ml qumësht, 1 limon, kripë, piper, uthull e bardhë, vaj ulliri dhe gjethe dafine.

Përgatitja: 

Bretkosave u konsumohen veç këmbët e prapme. I pastrojmë mirë bretkosat dhe i lajmë. I vendosim kofshët e bretkosave të marinohen në një tavë ku hedhim 2 lugë vaj ulliri, kripë, piper e 3 gjethe dafine. I mbulojmë me uthull dhe i lemë të marinohen për 2/3 orë. Më pas i shpëlajmë dhe i thajmë.
Kalojmë kofshët e bretkosave në miell. Në një enë rrahim vezët me miellin, qumështin ,kripë e piper. Kalojmë kofshët e bretkosave në masën e përgatitur dhe më pas i skuqim në vaj të nxehtë. I shërbejmë bretkosat të ngrohta. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat