“Filxhanët e ngrënshëm”, shpikja e fundit në luftën kundër mbeturinave

Ushqime

“Filxhanët e ngrënshëm”, shpikja e fundit në luftën kundër mbeturinave

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:52

Klubi i futbollit Manchester City ka provon filxhanë kafeje të ngrënshëm me bazë gruri. Kjo është parë si një zgjidhje inovative kundër mbeturinave plastike. Filxhanët ushqimorë janë shpikur nga kompania Cupffee.

Filxhanët qëndrojnë të freskët për 45 minuta edhe kur mbushen me një pije të nxehtë. Kompania thotë se këto filxhanë janë “përfaqësues i një kategorie krejtësisht të re ushqimore dhe ekologjike.”

Kompania skoceze BioBite ka prodhuar gjithashtu filxhanë të tillë, të cilat thuhet se janë të papërshkrueshëm nga uji deri në 12 orë pasi të jetë e mbushur me pije të nxehta.

Nëse kanë sukses, do t’i japin një zgjidhje për një problem të madh: rreth 2.5 miliardë filxhanë kafeje përdoren në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit – shumica e të cilave nuk riciklohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat