Kek me vanilje dhe çokollatë

Ushqime

Kek me vanilje dhe çokollatë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Eshte nje nga keket me te shijshem qe une kam bere dhe them se duhet ta provoni patjeter 

Perberesit:
350 gr miell tipi 00
200 gr gjalp
200 gr sheqer
3 veze
100 gr cokollate
2 banane
3 luge gjelle kakao
1 gote qumesht
1 gote kos
1 luge caji sode buke ose 1 pluhur pjekes
1 bustine vanilje

Fillimisht ndezim furren ne 180 grade.
Lyejme taven ku do bejme kekun me gjalp dhe e sperkasim me miell.
1 filxhan caji uje i nxehte e perziejme me 3 luge gjelle kakao dhe e lejme te ftohet. Fillojme pergatisim brumin e kekut.

Ndajme bananet dhe i vendosim ne mikser. Une qellimisht perdora banane te pjekura mire.
Miksojme bananet deri sa behen pure.

Fillojme shtojme perberesit e tjere nje nga nje:

sheqerin, vezet, qumeshtin, gjalpin e shkrire, sheqerin e vaniljes, pak kripe me maje gishtash dhe i perziejme me mikser. Pasi jane perzier mire perberesit shtojme miellin. Dhe serisht i perziejme mire me mikser. Shtojme ne fund pluhurin pjekes ose nese nuk keni mund te perdorni 1 luge caji sode buke. Tani do e ndajme ne 2 pjese, nje pjese do e bejme me kakao dhe pjesen tjeter me kikirik. Gjysmen e brumit e lejme te ena e mikserit dhe gjysmen ne tas. Te tasi shtojme kikiriket e grire dhe gjysmen e kosit. Te brumi tjeter shtojme kosin e mbetur, cokollaten e grire dhe kakaon qe pergatitem ne fillim. Hedhim
Ne tave gjysmen e brumit te verdhe, mbi te gjysmen e brumit kaf.

Kur keku eshte gati e fusim ne furre ne temp 180 grade per 1 ore, por duke qene se furrat jane te ndryshme beni gjithmone proven me kunj nese nuk keni bere shpesh kek. Ne fund do pergatisim krem karamelin.

Ju duhen:

200 gr sheqer
50
Gr gjalp
3 luge gjelle uje
200 ml pana per embelsira

Shkrijme sheqerin ne zjarr mesatar. Pasi eshte shkrire e heqim nga zjarri dhe shtojme gjalpin. E perziejme gjalpin me sheqerin deri sa nuk shohim me gjalp ne te (1-2 min). Hedhim pak nga pak panen per embelsira dhe e perziejme.
Ne fund ia hedhim kekut siper krem karamelin & disa kikirike te grire

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat