Eksperimenti i thjeshtë që ju tregon nëse ka ngjyrë artificiale në bizelet që konsumoni

Ushqime

Eksperimenti i thjeshtë që ju tregon nëse ka ngjyrë artificiale në bizelet që konsumoni

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Bizelet jeshile nuk janë vetëm të shijshme, ato vijnë me disa përfitime shëndetësore. Të pasura me lëndë ushqyese, veçanërisht fitonutriente, luteinë dhe zeaksantinë dhe një mori vitaminash (A, B, C, E dhe K), ato janë gjithashtu të pasura me fibra, të ulëta në yndyrë dhe nuk kanë kolesterol.

Sado të shëndetshëm të jenë bizelet e gjelbra, ato ndonjëherë mund të falsifikohen me ngjyrë artificiale. Pra, para se të konsumoni bizele bëjeni eksperimentin e mëposhtëm për të parë nëse ka falsifikim të ngjyrës në to:

* Shtoni pak bizele jeshile në një gotë transparente.

* Shtoni ujë në gotë. Përziejini mirë dhe prisni për gjysmë ore.

* Bizelet jeshile të papërlyera nuk lënë asnjë ngjyrë, ndërkaq uji bëhet i gjelbër në rast të falsifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat