Kulaçi më i mirë pa pjekje

Ushqime

Kulaçi më i mirë pa pjekje

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Përbërësit: 3 puding vanilje, 100ml qumësht, 100gr sheqer, 1 litër qumësht të tjerë, 250gr biskota, 3 banane, krem karamele ose çokollatë të shkrirë për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë 3 puding vanilje, 100gr sheqer 100ml qumësht dhe i përziejmë me tel kuzhine deri sa të treten mirë. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine (tenxhere), shtojmë 1 litër qumësht që të vlojë.

Pasi vlon qumështi shtojmë pudingët e tretur më parë dhe e përziejmë masën deri sa të trashet. Më pas marrim 250gr biskota i copëtojmë të gjitha ngadalë dhe i shtojmë tek pudingu me vanilje. I përziejmë mirë biskotat me pudingun vanilje, më pas marrim një enë kuzhine (tepsi për ëmbëlsira) dhe shtojmë gjysmën nga masa me puding vanilje dhe biskota.

E shtrijmë mirë masën në tepsi më pas marrim 3 banane, i presim për së gjati dhe i shtojmë sipër masës me puding vanilje dhe biskota. Pastaj sipër bananeve shtojmë edhe pjesën tjetër të mbetur nga pudingu me vanilje dhe biskota duke e shtrirë masën mirë me lugë, më pas e vendosim në frigorifer për 1 orë.

Pasi ta kemi larguar ëmbëlsirën nga frigoriferi, sipër e dekorojmë me biskota të bluara ashtu si në video dhe në fund sipas dëshirës me krem karamele ose çokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat