Receta një cocktail-i aromatik, i thjeshtë për t'u përgatitur

Ushqime

Receta një cocktail-i aromatik, i thjeshtë për t'u përgatitur

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Vera me portokall është vërtet ngacmuese, aromatike, për t'u shijuar gjatë vakteve dhe shumë e thjeshtë për t'u përgatitur. Mund t'ua dhuroni edhe miqve e familjes, por edhe të organizoni një aperitiv në shtëpi me miqtë.

Përbërësit:
1 litër verë e kuqe
lëkura e 4 portokajve të patrajtuar kimikisht
150 gr sheqer

Përgatitja:
Lani dhe qëroni porotokajt, pastaj ruajini lëkurat në një tas qelqi. Shtoni verën, mbyelleni mirë enën dhe lëreni të përzihen në një vend të freskët dhe të errët për të paktën 15 ditë, duke e tundur herë pas here enën.
Pasi të ketë kaluar kjo periudhë kohe, hiqini lëkurat e portokallit, kulloni verën dhe transferojeni në një tenxhere. Shtoni sheqerin dhe në zjarr mesatar, prisni derisa të marrë valë. Lëreni të vlojë për 1 minut dhe sapo sheqeri të ketë shkrirë, hiqeni nga zjarri, përziejeni dhe lëreni të ftohet.

Kullojeni përsëri, hidheni në një shishe dhe lëreni të pushojë për të paktën dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat