Ja si të përgatisni kuleçë shtëpie në tigan

Ushqime

Ja si të përgatisni kuleçë shtëpie në tigan

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Të lehtë për t’u përgatitur, dhe vetëm me dy përbërës, këta kuleçë do të kthehen në të preferuarit tuaj.

Përbërësit:

400 g kos, 700 g miell, 1 lugë çaji me sodë buke dhe kripë.

Përgatitja:

Si fillim ju këshillojmë të sitni miellin dhe ta përzierjeni me sodën e bukës dhe kripën. Në një tas hidhni kosin dhe më pas shtoni dalëngadalë miellin. Pasi të ketë hedhur afërsisht gjysmën e sasisë së miellit, masa do të ketë filluar të lidhet. Nëse ju duket që brumi ka ende lagështirë mund t’i shtoni miell dhe punojeni me duar dhe për pesë minuta. Mbulojeni brumin me një pecetë kuzhine dhe lëreni përreth dhjetë minuta, sa brumi të fryhet. Më pas ndajeni në kuleçë mesatarë, mbulojini përsëri me pecetën e kuzhinës. Hapini pak, pasi nuk duhet të jenë shumë të hollë. Skuqini me vaj të nxehtë dhe mbulojini me kapak që të jenë sa më të butë. Ju bëftë mirë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat