“Molokhia”, ushqimi i mbretërve që dikur ishte i jashtëligjshëm

Ushqime

“Molokhia”, ushqimi i mbretërve që dikur ishte i jashtëligjshëm

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 22:40
“Molokhia”

E njohur si ushqimi i mbretërve, “molokhia”, një lloj supe misterioze me barishte, dikur ishte e jashtëligjshme të konsumohej në Egjipt për shkak të efektit afrodiziak.

“Në fakt, sot konsiderohet një ushqim i lehtë, kështu që nënat egjiptiane i ushqejnë foshnjat e tyre me të pas ushqyerjes me gji”, thotë një punonjës restoranti në Egjipt. Kjo përzierje unike, ishte dikur receta që u jepej mbretërve, për shkak të aftësive kurative që kishte. Sipas legjendës, “molokhia”, është një supë e përbërë nga bima e “molokhia-s”, që rritet përgjatë brigjeve të Nilit.

“Egjiptianët e lashtë nuk lanë asnjë recetë kuzhine, por pikturat e shumta murale përshkruajnë shpesh procese gatimi, pjekjeje dhe skica ushqimesh të ndryshme – ndër to dhe “molokhia” – që dëshmojnë për nivelin e sofistikuar të kuzhinës së tyre”, thotë Michelle Berriedale-Johnson, historiane.

Megjithatë, me gjithë sasitë e bollshme, “molokhia” nuk ishte gjithmonë e disponueshme për masat e njerëzve. Mendohet se Kalifi i Kajros (një nga sundimtarët e Egjiptit në shekullin e 10-të) e ndaloi konsumimin e supës viskoze për shkak të efektit të saj afrodiziak.

Sot, ajo nuk është më thjesht pjatë e faraonëve dhe njerëzve të pasur, por konsumohet masivisht, dhe konsiderohet si vakt emblematik i vendit. Në vende të ndryshme të Egjiptit shoqërohet me oriz, lepur të zier ose karkaleca.  

I konsideruar një superushqim, “molokhia” është e mbushur me vitaminë C, E, kalium, hekur dhe fibra. Gjithashtu, përmban disa elemente antioksidante, si dhe është parë efikase  në parandalimin e inflamacionit të zorrëve dhe obezitetit.  

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat