Shëndetlie, ëmbëlsira ideale për ditët me shi

Ushqime

Shëndetlie, ëmbëlsira ideale për ditët me shi

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Përbërësit: 

500 g miell, 200 g mjaltë, 300 g arra të qëruara, 200 g gjalpë, 1 lugë kafeje sodë, 5 kokrra vezë +1 të verdhë për ta lyer sipër para pjekjes, 2 lugë gjelle sheqer. Për sherbetin duhen 500 g sheqer + 700 ml ujë dhe 4 karafilë për të aromatizuar shërbetin.

Përgatitja: 

Rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë mjaltin dhe e perziejmë.  Shtojmë gjalpin e zbutur dhe arrat. Bashkojmë sodën me miellin dhe e shtojmë te masa e lëngshme. Brumin e punojmë me dorën. Masën e hedhim në tavë. E lyejmë sipër me një të verdhë veze (ku kemi shtuar edhe dy pika limon). E pjekim në temperaturë 180⁰C për 40 minuta, në furrë të parangrohur. Përgatisim shërbetin duke bashkuar ujin, sheqerin dhe karafilin. E lëmë të valojë për 10 minuta dhe e shtojmë të nxhetë në tavën që është pjekur dhe ëahtë ftohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat