Më mirë se sytliaçi: I shpejtë dhe i ëmbël, bëni një puding të shëndetshëm me oriz

Ushqime

Më mirë se sytliaçi: I shpejtë dhe i ëmbël, bëni një puding të shëndetshëm me oriz

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Recetë e thjeshtë që ia vlen të provohet.

Kjo ëmbëlsirë është e shpejtë dhe e lehtë, dhe të bën të ndihesh i ngopur dhe është e pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin tuaj.

Përbërësit:

– 100 g oriz;
– 50 g sheqer me ngjyrë të kafenjtë;
– 200 ml qumësht gjysmë të yndyrshëm;
– pak arra muskati të grira në rende;
– 1 fletë dafine apo një kore e një fete limoni.

Përgatitja:

Lani orizin dhe kullojeni mirë.

Lyeni me gjalpë tenxheren dhe hidheni orizin dhe sheqerin dhe përzieni qumështin.

Hidhni arra muskati dhe shtoni fletë dafine apo lëvoren e limonit.

Zieni në zjarr mesatar rreth gjysmë ore.

Shërbejeni të ftohur.

Ju bëftë mirë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat