Shfrytëzojini specat e fundit të sezonit për të bërë fërgesë

Ushqime

Shfrytëzojini specat e fundit të sezonit për të bërë fërgesë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Fërgesa me speca është një nga preferuarat e mia dhe përgatitet aq lehtë dhe ka shije aq të mirë.

Përbërësit:

5 speca jeshilë, 3 speca të kuq, 1/2 kokërr qepë, 2-3 thelpinj hudhra, 4-5 domate, 1 lugë gjelle salcë domatesh, 1 kokërr vezë, 250 g djathë dele ose gjizë, vaj ulliri dhe majdanoz të freskët.

Përgatitja: 

Specat pasi i kemi larë e fshirë mirë, u heqim pjesët e bërthamës dhe i presim në rrathë as shumë të hollë dhe as shumë të trashë. Në një tigan të thellë me kapak, shtojmë vaj ulliri dhe hedhim specat të skuqen pak në zjarr të ulët. Pasi specat janë skuqur pak shtojmë qepën e prerë imët, dhe hudhrat e prera imët po ashtu. Vendosim dhe kapakun e i lejmë të skuqen ngadalë. Në fund shtojmë domatet të grira në rende dhe salcën e domates. E përziejmë mirë dhe shtojmë fare pak kripë që të iki aciditeti i domates. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar ose gjizën dhe e lejmë të shkrijnë me njëra tjetrën të bëhen kompakte. Nëse keni gjizë pa kripë, rregulloni kripën. Në fund e largojmë tiganin nga zjarri, presim 2 minuta të iki pak nxehtësia dhe shtojmë vezën duke e përzier shpejtë në mënyrë që veza mos të pritet direkt. E vendosim përsëri në zjarr edhe për 2-3 minuta të tjera dhe shtojmë majdanoz të freskët sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat