Kungull i pjekur në furrë me mjaltë dhe arra

Ushqime

Kungull i pjekur në furrë me mjaltë dhe arra

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Përbërësit:

1 kungull mesatar

2 lugë gjelle sheqer

100 gram arra

2 lugë gjelle mjaltë

Pregaditja:

Lani mirë kungullin dhe e ndani në dy pjesë. E pastroni mirë nga farat dhe e ndani në disa copa të vogla.

E vendosni në një tavë dhe e fusni në furrë, në temperaturë prej 180 gradë celsius.

 Pas 15 minutash e nxirrni nga furra i shtoni sipër sheqerin arrat dhe mjaltin.

 E lini në furrë edhe për të paktën 10 minuta të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat