Pasta me brokoli, arra të grira dhe piper

Ushqime

Pasta me brokoli, arra të grira dhe piper

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Për vetëm gjysmë ore pune në kuzhinë, do të keni sjellë në tryezë një pjatë speciale; shumë të shijshme, të shëndetshme dhe ekonomike.

Përbërësit:
400 gr pasta fusilli
1 brokoli i madh
1 thelpi hudhër
4 lugë gjelle arra të grira ose 80 gr pamixhano i grirë
2 lugë gjelle vaj ulliri
piper pluhur
kripë

Përgatitja:
Grini hudhrën dhe kavardiseni për 1 minutë në një tigan me pak vaj dhe pak ujë.
Lani brokolin, ndajeni në copëza të vogla dhe shtojini tek hudhra së bashku me pak kripë, vaj dhe gjysmë gote ujë.

Lërini të gatuhen në zjarr të ngadaltë për 15 minuta. Në një tenxhere tjetër përgatisni pastat dhe më pas përziejini me brokolin e përgatitur.
Servirini menjëherë me arrat e grira dhe pak parmixhano përsipër nëse dëshironi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat