Torta më e shpejtë në botë, nuk ka nevojë të piqet

Ushqime

Torta më e shpejtë në botë, nuk ka nevojë të piqet

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

– 450 g biskota të bluara,
– 250 g arra të bluara,
– 1,5 kg banane,
– 4 të verdhët të vezëve,
– 250 g sheqer pluhur,
– 250 g gjalpë,
– 100 g çokollatë për zierje,
– 3 dl ajkë të ëmbël,
– 3 dl lëng portokalli,
– Lëng të një limoni
Gatimi:

Biskotat e bluara qitni në lëng portokalli dhe përzieni mirë. Veçantë tundeni gjalpin, sheqerin pluhur dhe të verdhët e vezëve.

Shtoni biskotat e njomura, arrat e bluara dhe përzieni derisa të fitohet përzierja kompakte.

Përzierjen e përgatitur ndajeni në dy pjesë.

Në kallëpin për torta të mbështjellë me folie shpërndani gjysmën e petës së biskotave.

Bananet spërkatni me lëng limoni dhe rendisni sipër petës. Në pjesën tjetër të petës nga biskotat shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzieni mirë.

Pastaj shpërndajeni sipër bananeve dhe rrafshojeni. Ajkën e ëmbël tundeni në shllag të dendur dhe lyeni tortën.

Tortën e gatshme lëreni në frigorifer për t’u forcuar, pastaj nxirreni nga kallëpi

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat