Shtoni pak sodë buke kur zieni vezët. Ja se pse

Ushqime

Shtoni pak sodë buke kur zieni vezët. Ja se pse

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Çdo problem e ka një zgjidhje të thjeshtë, dhe kjo vlen edhe për vezët e ziera. Ky mund të jetë shpesh një proces i ndërlikuar, por ka një truk të vogël që ua lehtëson shumë punën, kur bëhet fjalë të qëruar vezët .

Vështirësia e heqjes së lëzhgave të vezëve të freskëta vjen si rezultat i pH relativisht të ulët të albuminës që ndodhet në vezë.

Sipas ekspertëve, vezët 7-10 ditë janë ideale për t’u zier dhe qërohen më kollaj. Nëse keni probleme me heqjen e lëvozhgave të vezëve, atëherë ajo që duhet të bëni është të përdorni pak sodë buke.

Vendosni vezët të ziejnë dhe shtoni në të ½ lugë çaji sodë buke.
Soda e bukës rrit alkalinitetin tek vezët, dhe kështu ju nuk do të keni më probleme me heqjen e lëvozhgave .

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat