Supë krem me kërpudha; E shëndetshme dhe shijon shumë me bukë të thekur

Ushqime

Supë krem me kërpudha; E shëndetshme dhe shijon shumë me bukë të thekur

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Supa krem me kërpudha është një recetë e thjeshtë për t'u përgatitur, por shumë speciale në shije. është ideale për ditët e dimrit dhe shijon shumë me bukë të thekur.

Përbërësit:
350 gr kërpudha të freskëta
40 gr miell
40 gr gjalpë
1/2 l qumësht
2 dl lëng perimesh
një dl pana e lëngshme
disa gjethe majdanoz
kripë
copa buke të thekur

Përgatitja:
Pasi keni pastruar mirë kërpudhat, pritini në feta dhe stufojini në një tigan me gjysmën e gjalpit dhe pakëz kripë.
Ndërkaq, përgatisni beshamelën: në një tenxhere shkrini gjalpin e mbetur, shtoni miellin dhe përziejini për të eliminuar kokrrizat. Shtoni qumështin e ngrohtë dhe përziejini përdisa minuta.

Shtoni edhe kërpudhat dhe kaloni gjithccka në sitë. Shtoni përbërjen në një tenxhere, shtoni edhe brodon e perimeve dhe lëreni të ziejë. Shtoni dhe kripën dhe hiqeni nga zjarri.
Në fund shtoni panën e lëngshme dhe gjethet e majdanozit e më pas servireni në tryezë me copa buke të thekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat