Specifikisht, çfarë mund të hani para se të flini

Ushqime

Specifikisht, çfarë mund të hani para se të flini

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Nëse doni të flini rehat sot, konsumoni një nga ushqimet më poshtë:

Qumësht i ngrohtë

Nëse pini një gotë qumësht të ngrohtë përpara se të flini sasia e kalçiumit që ai përmban do t’ju ndihmojë të flini sa më mirë.

Oriz

Duke ngrënë oriz, ju çlironi insulinën nga trupi , e cila do të djegë kaloritë e orizit. Kjo gjë do t’ju sjellë gjumë brenda pak kohe.

Bajame

Bajamet përmbajnë magnez, i cili ndikon në relaksimin e muskujve tuaj. Hiqni dorë nga ilaçet e gjumit dhe zëvendësojini ato me disa bajame.

Mjalti

Edhe pse mjalti përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kjo nuk do të thotë që ju do të mbeteni pa gjumë prej tij. Nëse e perzieni atë me pak qumësht, do të gjeni balancën e duhur të karbohidrateve dhe proteinave që ju duhet për të bërë një gjumë të qetë.

Qershi

Nëse konsumoni rregullisht qershi, ju do të përmirësoni rutinën tuaj të gjumit pasi ato përmbajnë melatoninë, e cila ndihmon gjumin. Gjithashtu, nga konsumimi i tyre ju do të përfitoni mjaftueshëm vitaminë A dhe C.

Banane

Falë potasit dhe magnezit që ato përmbajnë, bananet çlirojnë direkt muskujt tuaj dhe indet nervore. Ato ju sjellin gjumë, por njëkohësisht ju largojnë edhe lodhjen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat