Qingj furre me kos dhe karçof

Ushqime

Qingj furre me kos dhe karçof

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Përbërësit:
2 kg mish qengji, i ndarë në racione
8-10 angjinare (karçof) të pastruara
½ filxhan çaji vaj ulliri
1 ml kos
Lëngu i ½ limoni
2 vezë
3 lugë gjelle kopër
1 lugë gjelle majdanoz
3 qepë të njoma të prera hollë
Kripë e piper

Lajmë mishin, e vendosim në enë të thellë dhe e spërkatim me lëngun e limonit dhe gjysmën e sasisë së vajit të ullirit. E rregullojmë me kripë e piper dhe e përziejmë mirë.

E zbrazim në një tepsi me gjithë lëngjet e veta dhe e pjekim në furrë 180° Celsius për rreth 1 orë e 45 minuta, të mbuluar me letër alumini. Angjinaret e pastruara i hedhim në një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Në vazhdim , i nxjerrim dhe i kullojmë.

Në një tas rrahim vezët me tel kuzhine, shtojmë kosin, pjesën e mbetur të vajit të ullirit, erëzat, qepët e njoma, kripën e piperin. I përziejmë mirë derisa të dale një qull i rrjedhshëm. Pasi të jetë pjekur mishi, vendosim ndërmjet racioneve angjinaret dhe sipër I hedhim qullin e kosit. E pjekim sërish gjellën për rreth 20 minuta derisa të krijojë korë të kuqërremtë kosi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat